VIDEO-LAJM/ Liderët botërorë Macron, Johnson dhe Trudeau tallen me TRUMP, përgjohen nga agjencia ruse e lajmeve (BISEDA që DËGJOHET)

Publikuar tek: bota, më 09:59 04-12-2019 VIDEO-LAJM/ Liderët botërorë Macron, Johnson dhe Trudeau tallen me TRUMP, përgjohen nga agjencia ruse e lajmeve (BISEDA që DËGJOHET)

Një video që është bërë publike në media dhe rrjetet sociale, tregon liderët botërore në një moment pushimi që tallen apo bëjnë shaka për presidentin e SHBA Trump, kur ai nuk është me ta.

Në video është kryeministri britanik Boris Johnson, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe presidenti francez Emanuel Macron që bëjnë shaka me Donald Trump në hapjen e samitit të NATO-s ditën e djeshme në Londër.

Video është filmuar në Buckingham Palace të martën në mbrëmje. Johnson e pyet Macronin: Për këtë arsye ishe me vonesë ti? Përpara se Trudeau të ndërhynte: Ishte vonë se iu desh 40 minuta konferencë që në fillim.

Trudeau vazhdon: Oh yeah, yeah, yeah…Ai lajmëroi…” dhe u ndërpre nga Macron që nuk dëgjohet se c’thotë. Macron I ka kthyer shpinën kameras dhe nuk dëgjohet.

Nuk përmendet në asnjë moment emri i Trump por që ata flasin për të është e kuptueshme.

Më pas Trudeau I tregon grupit që përfshin edhe Mark Rutte, kryeministrin Hollandez dhe Pricess Anne: Vetëm të shihnit ekipin e vet, I kishte rënë nofulla në tokë.

Video origjinale u publikua nga Sputnik News, një agjenci ruse lajmesh. Një version më I gjatë I videos gjendet në faqen në facebook të Sputnik dhe ka më shumë reaksione ndërmjet liderave. Dhe më pas një version i shkurtër i videos me audio të pastruar u botua nga Canadian Broadcastin Corporation.

Sot presidenti Trump ka një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe kryeministrat e Danimarkës dhe Italisë. Ai do të ketë edhe një tjetër konferencë për median, dhe më pas 29 liderët e NATO-s do të kenë një session tre orësh për të dalë me një deklaratë të përbashkët, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011506080627441
array(1) { ["section"]=> string(134) "video-lajm-lideret-boterore-macron-johnson-dhe-trudeau-tallen-me-trump-pergjohen-nga-agjencia-ruse-e-lajmeve-biseda-qe-degjohet-188341" }