Një aksident automobilistik i pazakontë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një automjet tip “Fiat” është përplasur me reklamën e vendosur në bulevard.
Nga pamjet e regjistruara nga kamera e sigurisë, duket se automjeti ka humbur drejtimin si pasojë e rrugës së amortizuar, por pas përplasjes me tabelën, drejtuesi i mjetit ka zgjedhur të vijiojë rrugën.