Video-mesazhi i Ramës për të prekurit nga tërmeti: Momente të vështira që na sprovuan, jemi gati për një fillim të ri

Publikuar tek: aktualitet, më 17:20 30-12-2019 Video-mesazhi i Ramës për të prekurit nga tërmeti: Momente të vështira që na sprovuan, jemi gati për një fillim të ri Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban live një video-mesazh për ngjarjet e vitit 2019 dhe për të prekurit nga tërmeti.

Ai ka treguar se tërmeti i 26 nëntorit solli momente të vështira që sprovuan durimin e shqiptarëve.

Kryeminstri ka theksuar se tragjedia na tregoi se sa të vegjël jemi, por me solidaritetin dhe ndihmën e të gjithëve ia dolëm që t'i mbijetojmë me dinjitet dhe me shpejtësi goditjes.

'Ky është momenti i një fillimi të ri, momente të vështira që na sprovuan durimin, por në një kohë rekord strehuam të pastrehët. Mund të kishte qenë edhe më keq, edhe shumë më keq.

Në gërmadha ditët dhe netët ishin të gjata por në njëfarë mënyre ishte mrekulli që numri i të vdekurve nuk ishte edhe më i madh.

Kjo mrekulli ishte dorë e Zotit që u ndal aty, por edhe nga mijëra e mijëra duart tona. Reagimi i menjëhershëm, i zjarrfikësve, mjekëve, ekipeve të kërkim-shpëtimit, kuroi mijëra plagë të mëdha dhe të vogla.

Tragjedia na tregoi sa të vegjël jemi, por si rradhë herë më parë shqiptarët u bënë bashkë, kur të bashkuar i dolëm të keqes përballë. Pamë me sytë tanë vlerën e paçmueshme të njerëzillëkut. Ne ia dolëm t'i mbijetojmë me dinjitet dhe me shpejtësi goditjes.

Ia dolëm tu japim strehë dhe ushqim të ngrohtë të gjithë të prekurve nga tërmeti, mijëra të tjerë i strehuam në shtëpi me qera.

Mijëra të tjerë u siguruam çadra dimërore brenda oborreve të shtëpive te tyre në fshat.

Do ia dalim me se sbën, sepse sot jemi më të fortë se përpara tërmetit.

Librat e shenjtë thonë që tërmeti vjen si një e keqe e madhe për t'ju sjell njerëzve që të pastrohen nga mëkatet.

Ky është në sytë e mi momentin e një fillimi të ri, për vendin dhe fëmijët tanë.

Brenda vitit 2020 cdo familje do të hyjë në një banesë të re më të mirë se ajo që ka patur.

Shkollat kopshtet, spitalet qendrat shëndetësore duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm', ka thënë kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit jep masën për 8 të arrestuarit (EMRAT)
Kryeministri Edi Rama uron shqiptarët për fundvitin: Projekte të mëdha na presin për 2020, Zoti e bekoftë Shqipërinë! (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013347148895264
array(1) { ["section"]=> string(122) "video-mesazhi-i-rames-per-te-prekurit-nga-termeti-momente-te-veshtira-qe-na-sprovuan-jemi-gati-per-nje-fillim-te-ri-190755" }