VIDEO - Nga një kënd tjetër, ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut (Shihni si 'fluturojnë' makinat)

Publikuar tek: bota, më 18:32 04-08-2020 VIDEO - Nga një kënd tjetër, ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut (Shihni si 'fluturojnë' makinat) Momenti i shpërthimit

Një shpërthim i fuqishëm i cili ka shkaktuar pamje apokaliptike ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të Portit të qytetit, në një fabrikë fishekzjarresh. Si fillim ka pasur shpërthime të vogla, duke shkaktuar zjarr dhe tym, por më pas një shpërthim tjetër shumë i madh ka shkaktuar dëme kolosale, materiale dhe në njerëz.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar, por nga pamjet duket qartë se bëhet fjalë për dhjetra të plagosur dhe dyshohet se ka shumë viktima.

Si ç'shihet në video, ndërtesat aty pranë janë rrafshuar, makinat kanë "fluturuar" në ajër, dhe sipas gazetarit të Sky news i cili raporton nga vendngjarja, nuk ka asnjë dritare që ka shpëtuar pa u thyer.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është një zonë shumë e populluar, ndaj mendohet se fatkeqësisht mund të kemi të bëjmë me një tragjedi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010409116744995
array(1) { ["section"]=> string(114) "video-nga-nje-kend-tjeter-ky-eshte-momenti-i-shperthimit-te-fuqishem-ne-bejrut-shihni-si-fluturojne-makinat-216083" }