Video-përgjimet, Kadri Veseli: Kam ngritur kallëzim penal

Publikuar tek: rajon, më 07:09 24-05-2019 Video-përgjimet, Kadri Veseli: Kam ngritur kallëzim penal

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për “keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal”, siç thotë ai.

Në një postim në Facebook, Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar se “do t’i shkojë deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale të atyre që e kanë bërë krimin dhe atyre që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”.

"Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet", shkruan ai.

​Kujtojmë se në disa video-incizime, të publikuara këtë javë në mediat lokale në Kosovë shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe përmendin në emrin e tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në vitet 2012/2013. Veseli dushihet s eka marrë një ryshfet prej 200 mijë eurosh.

Më herët gjatë ditës se enjte, në një konferencë për media, kryeparlamentari Veseli, për këtë çështje, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037185907363892
array(1) { ["section"]=> string(62) "video-pergjimet-kadri-veseli-kam-ngritur-kallezim-penal-165493" }