VIDEO/ Përsëritet rasti 'Flojd' në SHBA, qytetarët bëjnë thirrje për protesta

Publikuar tek: bota, më 22:49 13-07-2020 VIDEO/ Përsëritet rasti 'Flojd' në SHBA, qytetarët bëjnë thirrje për protesta Momenti nga incidenti i policisë me të riun në SHBA

Një tjetër rast i ngjashëm me atë të Xhorxh Flojd është përsëritur në SHBA. Një polic është filmuar duke i vendosur gjurin në fyt një të riu me ngjyrë.

Kjo gjë ka ngjallur përsëri reagimin e opinionit publik dhe autoritetet në Pensilvani kanë filluar hetimet.

Në videon e bërë tashmë virale në rrjete sociale, shihen dy policë që kanë arrestuar një person, i cili dëgjohet të thërrasë për ndihmë. E gjitha ka përfunduar pa ndodnjë incident serioz, por qytetarët pasi kanë parë videon janë irrituar dhe kanë bërë thirrje për protesta.

Shefi i policisë, Glen Granic, ka tentuar të qetësojë situatën, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar. Sipas shefit të policisë, i riu ishte i sëmurë dhe policët i kishte kundërshtuar e pështyrë. Më pas sipas Granic, policët e kanë dërguar të riun në spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092110633850098
array(1) { ["section"]=> string(80) "video-perseritet-rasti-flojd-ne-shba-qytetaret-bejne-thirrje-per-protesta-213756" }