VIDEO PIKANTE/ Kur ishin në kulmin e miqësisë, Rama si ministër kulture fliste në Kuvend por Meta kryeministër s’mbante dot të qeshurën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:00 04-03-2020 VIDEO PIKANTE/ Kur ishin në kulmin e miqësisë, Rama si ministër kulture fliste në Kuvend por Meta kryeministër s’mbante dot të qeshurën Shkeputur nga video: Rama duke folur ne Kuvend si minister Kulture

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta prej kohësh nuk kanë më “as qetësi dhe as dashuri" mes tyre. Një frazë kjo e përdorur shpesh nga Meta sa kohë që LSI e drejtuar prej tij ishte në kooalicion me PS.

Marrëdheniet janë agravuar disa herë, fillimisht me përplasjet për kabinetin e ri të Ramës kur Meta nuk pranoi të dekretonte Cakajn e Lleshajn, më pas me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale vitin e kaluar dhe së fundmi me tubimin e 2 marsit, dje.

Mirëpo, “dy kundërshtarët e sotëm” kanë qenë aleatët më të fuqishëm në qeverinë socialiste të vitit 1999-2000 kundër Sali Berishës.

Siç shihet në videon e mëposhtme, edhe kur Meta ishte kryeministër kishte zgjedhur në kabinetin e tij si ministër Kulture Edi Ramën, i cili në atë kohë nuk kishte artikulimin që ka sot. Fjala e Ramës shkakton të qeshura te kryeministri i kohës, që herë mbulon fytyrën me dorë e herë ul kokën.

Ndiqni videon:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097708702087402
array(1) { ["section"]=> string(140) "video-pikante-kur-ishin-ne-kulmin-e-miqesise-rama-si-minister-kulture-fliste-ne-kuvend-por-meta-kryeminister-s-mbante-dot-te-qeshuren-197310" }