VIDEO/ Portieri katalanas bën aventurë, Atletiko Madrid mposht Barcelonën dhe ngjitet në krye

Publikuar tek: sport, më 23:25 21-11-2020 VIDEO/ Portieri katalanas bën aventurë, Atletiko Madrid mposht Barcelonën dhe ngjitet në krye Momenti i golit

Supersfida e La Ligës spanjolle mes Atletico Madrid dhe Barcelonës prodhoi vetëm një gol, takim ky që u fitua 1-0 nga djemtë e Diego Simeones.

Skuadra vendase shfrytëzoi një gafë të miqve në mbrojtje dhe daljen e portierit Ter Stegen, për të gjetur golin e avantazhit.

Ishte minuta e tretë shtesë e pjesës së parë, Correa nisi bukur Yannick Carrasco, 27-vjeçari pasi shmangu portierin gjerman marshoi i vetëm drejt portës katalanase dhe dërgoi topin në rrjetë.

Barcelona u shfaq më ngulmuese në fraksionin e dytë të takimit, por Jan Oblak u shfaq vendimtar mes shtyllave në dy raste të rrezikshme. Përfundimisht 1-0 për vendasit u mbyll përballja e luajtur në “Wanda Metropolitana”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta Ramiz Reka, profesori i boksit shqiptar
»
Article Logic
Execution time: 0.013307094573975
array(1) { ["section"]=> string(98) "video-portieri-katalanas-ben-aventure-atletiko-madrid-mposht-barcelonen-dhe-ngjitet-ne-krye-228653" }