Video prekëse e çiftit që vendosi ditën e dasmës përpara se dhëndërri të ndërronte jetë

Publikuar tek: bota, më 19:03 24-08-2015

Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për Solomon Chau dhe Jennifer Carter kur ata vendosën ditën e dasmës, edhe pse e dinin se dhëndërrit i kishin mbetur edhe pak muaj jetë.

Çifti raporton Mirror, ishin së bashku prej 8 vitesh dhe u fejuan prillin e vitit të kaluar, duke planifikuar të martoheshin në gusht.

Por kur Solomon u diagnostikua me terminal kancer, ata vendosën ta shtyjnë ditën e dasmës.

Boundless Weddings, një kompani fotografish ndërkombëtare, realizoi një video të mrekullueshme të çiftit, në mënyrë që kujtimet e Jenn dhe burrit të saj për ditën e dasmës, të zgjasnin përjetë.

I gjithë seti fotografik u përgatit që në fillim të ditës së dasmës, kur ata bëheshin gati, vishnin rrobat dhe realizuan vallëzimin e parë.

Fatkeqësisht, Solomon vdiq në 17 gusht dhe trupi i tij u dogj në 22 gusht, pikërisht në kohën kur çifti kishte vendosur ditën e dasmës.

Jenn nga Toronto, Kanada, e dha lajmin në rrjetet sociale duke shkruar: sot, personi më i jashtëzakonshëm që kam njohur u nda nga jeta, pas tetë muajsh luftë me kancerin. “Sol luftoi gjatë dhe shumë dhe na dha gjithçka kishte”. Më pas shton: “Sol, ti nuk do ta dish asnjëherë impaktin që pate te unë”.

Solomon u diagnostikua me kancer në dhjetor 2014 dhe iu nënshtrua operacionit për të hequr tumorin. Fillimisht mjekimi ishte i suksesshëm por në mars ai u shtrua sërish në spital me dhimbje stomaku, ku u tha se ishte përhapur kanceri, dhe doktorët nuk mund të bënin më asgjë.

Por çifti vendosi për ditën e vet të ëndrrave, dhe ndërtoi një faqe Go Fund Me në mënyrë që të mblidhnin para të mjaftueshme për të ndryshuar datën. Brenda pak ditësh, historia e çiftit preku zemrat e shumë njerëzve  duke mbledhur 31 mijë paund donacione.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011190176010132
array(1) { ["section"]=> string(93) "video-prekese-e-ciftit-qe-vendosi-diten-e-dasmes-perpara-se-dhenderri-te-nderronte-jete-19071" }