Një video e publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku me mijëra refugjatë zbarkojnë me anije në portet greke, të rikthen në memorie emigrimet masive të shqiptarëve pas vitit 1990.
Video e parë tregon momentin kur me mijëra emigrantë të larguar nga ishulli grek i Lesbos mbërrijnë në portin e Piraeus në Athinë. Pamjet janë të ngjashme me ato të shqiptarëve që zbarkonin në portet italiane në kërkim të një jetë më të mirë.
Shumë tragjedi si këto që po ndodhin sot në Mesdhe ka ndodhur gjithashtu me shqiptarët, ku për një pjesë udhëtimi drejt Italisë nëpërmjet Jonit dhe Adriatikut ka qenë udhëtimi i fundit në jetën e tyre.