VIDEO/ Rudina Hajdari tenton të përgatitet këtë herë, por në vend të lexojë fjalimin përfundon duke recituar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:53 16-05-2019 VIDEO/ Rudina Hajdari tenton të përgatitet këtë herë, por në vend të lexojë fjalimin përfundon duke recituar

Deputetja Rudina Hajdari ka tentuar që në këtë seancë plenare të përgatitet më shumë se në seancat e kaluara.

Por Hajdari ka tërhequr vëmendjen me fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit, të cilin në vend që ta lexojë e ka recituar.

Gjatë recitimit të fjalimit, deputetja është ngatërruar disa herë, teksa sulmon hapur kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

‘Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë ëndërron se ka punësuar në Shqipëri më shumë se gjysma e gjithë rajonit, biznesi po gulçon e kllapia e gjatësisë së tij e kap.

Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë me gastorin e tij kimik luan luftrash, njerëzisë u idhtohet shpirti e iu përloten sytë.

Nga krahu tjetër kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton mjekëve se do t’i lajë me flori, mjekët dhe gjithë njerëzia cuditen.

Ndërkohë që kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton studentëve të çlirojë universitetet duke luftuar drogën e oligarkinë, studentët e njerëzia çuditen.

Ndërkohë që kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton Astirasve se nga Astiri nuk do heqë Astirin e ka për të qenë përherë Astir, Tirana vazhdon anormalitetin e anormalëve’, recitoi ndër të tjera Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066850185394287
array(1) { ["section"]=> string(113) "video-rudina-hajdari-tenton-te-pergatitet-kete-here-por-ne-vend-te-lexoje-fjalimin-perfundon-duke-recituar-164549" }