VIDEO SHOKUESE/ 25 vjeçarja shtyn nga autobuzi 74 vjeçarin që vdes menjëherë, ai i kërkoi vajzës të 'ishte e sjellshme'

Publikuar tek: bota, më 17:08 16-05-2019 VIDEO SHOKUESE/ 25 vjeçarja shtyn nga autobuzi 74 vjeçarin që vdes menjëherë, ai i kërkoi vajzës të 'ishte e sjellshme'

Një 74 vjeçar që u shty dhe u rrëzua nga një autobus public në las vegas, ka vdekur pas plagëve të marra nga përplasja në trotuar, raportojnë mediat amerikane.

Sipas pamjeve që janë filmuar në autobuzin e linjës, ai është shtyrë me forcë nga një vajzë 25 vjecare jashtë autobuzit, vetëm pasi I kishte kërkuar asaj që të ishte më e sjellshme për ti hapur rrugën të moshuarit.

Video ndihmoi policinë e Las Vegasit të arrestonte të dyshuarën Cadesha Michelle Bishop, sipas kërkesës së prokkurorisë.

Incidenti, që klasifikohet në vrasje, ndodhi në muajin mars, në orën 17.00, kur autobuzi lëvizte në linjën e Las Vegasit. Në video, duket Fournier që flet me Bishop dhe më pas kjo gjendet pas tij, autobuzi ndalet, hapet dera dhe tregohet sesi vajza e shtyn me të dy duart.

Bishop u arrestua në 6 maj. Ajo ishte në arrest shtëpie pasi pagoi 100 mijë dollar. Por tashmë do të gjykohet për vrasje.

cadesha-bishop-ap-jef-190515_hpMain_4x3_992.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067551136016846
array(1) { ["section"]=> string(122) "video-shokuese-25-vjecarja-shtyn-nga-autobuzi-74-vjecarin-qe-vdes-menjehere-ai-i-kerkoi-vajzes-te-ishte-e-sjellshme-164585" }