VIDEO SHOKUESE/ Burri me thikë në shpinë del nga spitali për të pirë cigare

Publikuar tek: bota, më 11:00 27-02-2019 VIDEO SHOKUESE/ Burri me thikë në shpinë del nga spitali për të pirë cigare

Pacienti i spitalit, Vladimiri, 44 vjeç po vdiste për një cigare.

 

Ai tentoi të dilte vetëm me boxera nga spitali i Kazanit në Rusi për të pirë një cigare, pavarësisht se kishte një thikë të ngulur në shpinë. Temperatura jashte spitalit ishte -10 grade Celcius dhe pacienti ishte në hemoragji.

Një infermiere dëgjohet duke i thënë: 'Vladimir, a je nervoz?', ndërsa një tjetër e pyet: 'Ku po shkon?'. Ai iu tha atyre se po dilte për një cigare, por më pas e kuptoi se nuk kishte asnjë me vete.

U nervozua dhe në fund u kthye vetëm ndërsa një nga doktorët e paralajmëroi: Do vdesësh po nuk u ktheve ne spital!

Aksidenti ndodhi, sic shkruhet ne Daily Mail, pas një përleshje ne një klub kur një burrë i pirë i nguli thikën në shpinë. Burime  nga spitali bëjnë me dije për Daily Mail se Vladimiri u operua dhe tashmë po rikuperohet.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012324094772339
array(1) { ["section"]=> string(81) "video-shokuese-burri-me-thike-ne-shpine-del-nga-spitali-per-te-pire-cigare-154421" }