Video shokuese: Doktoresha godet pacienten sepse nuk i jepte më tepër para

Publikuar tek: bota, më 13:05 15-03-2016

Një doktoreshë ka goditur një paciente e cila ndodhet në një krevat dhe është gati për t’u futur në dhomën e operacionit. Në video duket se doktoresha tërheq nga këmbët pacienten dhe e godet atë disa herë.

Arsyeja e dhunës që ka ushtruar ajo ndaj pacientes është se doktoresha ka kërkuar më tepër para për të kryer punën e saj, ndërsa gruaja i është përgjigjur negativisht. Ngjarja ka ndodhur në Mongoli, ndërsa gruaja duket e pambrojtur, raporton Dailymail.

Ndërkohë që doktoresha godet pacienten, afër krevatit ndodhet edhe një punonjës tjetër i spitalit gjinekologjik, i cili ka qëndruar mbi pacienten dhe i ka mbajtur fortë kyçet e duarve të saj, në mënyrë që ajo të mos ketë mundësi të reagojë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025738000869751
array(1) { ["section"]=> string(79) "video-shokuese-doktoresha-godet-pacienten-sepse-nuk-i-jepte-me-teper-para-35139" }