Video shokuese: Modelja e famshme rrihet barbarisht nga burri i saj, 6 muaj e “burgosur” në shtëpi

Publikuar tek: bota, më 17:41 08-03-2016

Modelja e famshme, është rrahur barbarisht nga burri i saj për një periudhë 6-mujore. Madje, 27-vjeçaria ka qenë e burgosur në shtëpinë e saj për gjithë këtë periudhë. Modelja, Berenger Rose ka publikuar një video dhe tregon dhunën që i ka ushtruar burri i saj Shane Cuthbert.

Sipas asaj, 25-vjeçari ka filluar dhunën ndaj modeles që ditët e para të martesës tyre dhe për 6 muaj ai nuk ka ndalur ta dhunonte atë. Për një periudhë 6mujore, ai kishte kyçur gruan e tij në shtëpi dhe nuk i lejonte të dilte jashtë, ndërkohë që i kontrollonte telefonin dhe çdo gjë që ajo tentonte të bënte. Madje, Berenger Rose e çila është një modele e famshme dhe e sukseshme, kishte ndaluar edhe punën e saj pas vendimit të burrit.

Siç ka thënë ajo vetë në emisionin «A Current Affair», të gjitha kanë filluar nga një pëllëmbë që i ka dhënë burri i saj. Sipas asaj, Shane Cuthbert ka filmuar momentet e dhunës ndaj modeles për t’i treguar shokëve të tij. Në video duken dhe shenjat e dhunës në trupin e Berenger Rose, e cila nuk e kishte denoncuar atë për faktin se kishte frikë për jetën e saj. 

1modele

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007249116897583
array(1) { ["section"]=> string(100) "video-shokuese-modelja-e-famshme-rrihet-barbarisht-nga-burri-i-saj-6-muaj-e-burgosur-ne-shtepi-34577" }