Video shokuese: Shoferi i kamionit humb jetën nga tubat e betonit të pasiguruara në mjet

Publikuar tek: bota, më 15:09 01-03-2016

Një video sigurie tregon momentin shokues kur shoferi i një kamioni pasi ka frenuar në rrugë ka humbur jetën. Nga frenimi, tubat e betonit që kishte ngarkuar në mjetin e tij, kanë thyer ndarjen e kabinës dhe kanë vrarë shoferin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Shaoxing në Kinë. Shoferi nuk kishtë siguruar mallin që kishte ngarkuar në maune dhe kjo i ka marrë jetën. Madje, ai ka vdekur menjëherë pas goditjes që ka marrë nga tubat e betonit, raporton dailymail.  

Pas aksidentit tragjik, një oficer i policisë ka thënë: "Tre tuba betoni depërtuar ndarjen e kabinës dhe kanë vrarë shoferin". Policët kanë thënë më vonë se arritën shpejt në vendngjarje, por shoferi nuk ka reaguar aspak pas aksidentit. Identiteti i viktimës ende nuk është publikuar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në “Piazza del Duomo”, evakuohet qendra e famshme turistike (Video)
Meteori i frikshëm e kthen natën në ditë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011322021484375
array(1) { ["section"]=> string(93) "video-shokuese-shoferi-i-kamionit-humb-jeten-nga-tubat-e-betonit-te-pasiguruara-ne-mjet-33930" }