Video skandali/ Drejtoresha e jetimores: Nuk ka patur shenja dhune, do instalohen kamera sigurie

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 07-07-2015

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës në Shkodër, Anjezë Gjeluci është shprehur se pas denoncimit të video skandalit në emisionin “Ca thu”, ndjehet e shokuar me veprimet çnjerëzore të 3 punonjësve. Ajo ka thënë se janë marrë menjëherë masat duke u shkarkuar dhe më pas është bëre kallëzimi penal i tyre.

“Një ngjarje e tmerrshme që u publikua mbrëmë, me të parë videon u shokova dhe masa e menjeshershme ishte shkarkimi nga puna dhe kallëzimi penal. Raste te tilla nuk kemi parut më parë dhe nuk janë identifikuar, mbetem totalisht e shokuar”, ka thënë drejtoresha e shtëpisë së fëmijës.

Gjeluci tha se në institucion janë bërë trajnime të ndryshme për të rritur cilësinë, është investuar shumë si nga ana materiale dhe shpirtërore. Ajo thotë se tre punonjësit që ushtruan dhunë mbi fëmijët kanë rreth 20 vitë që punonjë në këtë institucion dhe janë të kualifikuar, por kurrë nuk kanë dhënë shenja dhune.

Gjeluci njofton se masa e parë që do të merret është instalimi i kamerave të sigurisë brenda 12 orëve të ardhshme. Ndërsa shprehet se institucioni nuk ka patur kurrë psikolog.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vizita e Merkel në Tiranë, ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi
Hyrja në Parkun e Liqenit, “Ne Tirana”: Hapësirat e gjelbra t’i kthehen qytetit »
Article Logic
Execution time: 0.011312961578369
array(1) { ["section"]=> string(99) "video-skandali-drejtoresha-e-jetimores-nuk-ka-patur-shenja-dhune-do-instalohen-kamera-sigurie-15530" }