Video-skandali, kryetari i Kuvendit në Prokurorinë Speciale

Publikuar tek: rajon, më 22:20 24-05-2019 Video-skandali, kryetari i Kuvendit në Prokurorinë Speciale Personi në rrethin e kuq-Rrahim Hashimi, njëri prej të dyshuarve në skandalin e fajdeve

Prokuroria Speciale do të shqyrtojë kallëzimin penal që ka deponuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Deponimi ka ardhur për shkak të gjashtë personave të dyshuar për pjesëmarrje në ‘Aferën e Fajdeve’, të cilët përmendnin emrin e kryeparlamentarit Veseli për marrjen e 200 mijë eurove fajde.

Prokuroria ka konfirmuar se kallëzimi penal është bërë ditën e djeshme kundër Rrahim Hashimit, Kadri Rexhepit, Ekrem Likës që hiqej sikur ishte dhëndër i Kadri Veselit, Gani Hetës, Bajram Plakiçit dhe Granit Likës.

Shoqëria civile kosovare aludon që mosintervistimi i kryeparlamentarit Veseli nga ana e Prokurorisë Speciale për rreth 5 vjet me radhë, ka ndihmuar dhe kontribuar në shantazhet dhe haraçet e bëra.

Për këtë video-skandal dhe këtë rast, ka reaguar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ka mbetur i tmerruar nga mashtrimet në emër të personaliteteve politike.

Presidenti Thaçi deklaroi se nuk mund të flasë në emër të asnjë partneri politik, por drejtësia do të bëjë punën e saj dhe sipas tij do të vërtetojë pafajësinë e kryeparlamentarit Veseli.

kadri-veseli.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042144060134888
array(1) { ["section"]=> string(65) "video-skandali-kryetari-i-kuvendit-ne-prokurorine-speciale-165600" }