Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar sot Komisariatin e Malësisë së Madhe.
Vizita e Lleshajt vjen një ditë pas publikimit të video skandalit nga Newsbomb.al, ku protagonist ishte polici Berhan Bajrakurti, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare duke i dërguar video me veprime të turpshme.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ministri u shpreh se janë në pritje të denoncuesit.
"Policia e shtetit po kërkon që mbrëmë. Po kërkojnë denoncuesin që nuk gjendet. Fakti që nuk kemi denoncues është pyetje më e madhe", tha mes të tjerash Lleshaj.
Theksojmë se ndonëse rasti është abuzim i rëndë, organet kompetente janë duke u marrë me viktimën, identifikimi i së cilës mund të sjellë pasoja të rënda.