Video-skandali me policin, Sandër Lleshaj shkon në Komisariatin e Malësisë së Madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 12-02-2019 Video-skandali me policin, Sandër Lleshaj shkon në Komisariatin e Malësisë së Madhe

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkon në Komisariatin e Malësisë së Madhe.

Vizita e Lleshajt vjen pas video-skandalit seksual të publikuar dje nga Newsbomb.al ku protagonist ishte polici Berhan Bajrakurti, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare duke i dërguar video me veprime të turpshme.

Mësohet se Lleshaj shoqërohet nga drejtori i polisicë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Në takim do të jetë i pranishëm edhe kreu i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Ndërkohë SHÇBA njoftoi se nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambient të mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA njofton se, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Sakaq, në lidhje me rastin po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues te mesazhit dhe videos që u dergua për publikim në medie.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.

Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te  denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.005791187286377
array(1) { ["section"]=> string(89) "video-skandali-me-policin-sander-lleshaj-shkon-ne-komisariatin-e-malesise-se-madhe-152465" }