VIDEO-SKANDALI: Pezullohet nga detyra Altin Jaku

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 24-01-2017

Pezullohet nga detyra Prefekti i komanduar i Lezhës, Altin Jaku. Jaku, që më herët ka punuar për disa kohë edhe si drejtor i Tirana Bank u pezullua pas publikimit të videoskandalit nga emisioni 'Stop' lidhur me kursimet e zhdukura në “Tirana Bank”të një qytetari i cili pas 22 vitesh emigracion u rikthye në Atdhe.

“Në prokurori kam vajtur mbi 500 herë të pyes se çfarë bëhet me çështjen time dhe figuron që këto transferta që ka bërë Altin Jaku, del sikur i kam bërë unë”, tha Altin Baruti emigranti i kthyer nga greqia.

 “STOP” në Klan solli denoncimin e radhës nga një qytetar, i cili prej 22 vitesh ka jetuar në Greqi, por për shkak të rrethanave të jetës është kthyer në atdhe dhe jeton në qytetin e Lezhës.

 

MË SHUMË RRETH VIDEOSKANDALIT TË STOP:

Altin Baruti, në vitin 2013 vendos që kursimet e tij financiare t’i depozitonte në një bankë të nivelit të dytë dhe pikërisht këto kursime i depozitoi në “Tirana Bank”, për shkak të përqindjeve të larta që mund të përfitonte.

Kam jetuar prej 22 vitesh në Greqi, i martuar me dy fëmijë. Djali i madh ka pasur një problem nga dëgjimi është shurdh memec dhe jam detyruar e kam bërë operacion në Greqi. Pas operacionit kam ndenjur edhe pak kohë në Greqi dhe më pas vendosa të kthehesha në vendin tim. Nga Berati që jam nuk kishte shkollë të tillë për fëmijën tim dhe me anë të një njeriut tim që jetonte në Lezhë më sugjeroi, që një e tillë është në këtë qytet. U afruam pranë shkollës dhe shumë e përshtatshme për fëmijën.

Çfarë shkolle është kjo?

Është shkollë jo publike, e cila ka logopedist brenda, që bën të mundur rehabilitimin e fëmijës. Kur vendosa të depozitoj lekët në bankë kam pyetur në shumë banka dhe vetëm tek “Tirana Bank” gjeta përqindjet më të larta dhe kjo ishte arsyeja që këto lekë i tërhoqa në tre këste dhe i çova tek kjo bankë. Pas një ore më bie telefoni dhe më thotë: “Jam Altin Jaku, drejtor i “Tirana Bank”. Shkoj në bankë me bashkëshorten, konsultohem me ish – drejtorin dhe më thotë që do të flas me qendrën, që të ofrojmë përqindje më të larta. M’u dha një përqindje e konsiderueshme dhe firmosa edhe kontratën.”

Prej gati dy vitesh, Altini pretendonte se shuma prej 150 milionë lekësh të vjetra ishin në bankë, por në fakt ishte krejt e kundërta.

“Ish – drejtori i bankës më merr në telefon dhe më thotë që më duhen 20 mijë euro. U habita me thënë të drejtën, por meqënëse më kishte premtuar shumë gjëra dhe i them që të ndihmoj duhet të prish kontratën nga banka dhe t’i jap me qejf se më ke thënë shok e të kam thënë shok. Jo më thotë, në bankë je në rregull, mos e prish përqindjen e lekëve. Ai më kërkoi që t’i gjeja në njerëz, pasi për 15 ditë i duheshin ato para. I mora lekë xhaxhait dhe kaluan shumë muaj dhe ai nuk po mi kthente lekët. U detyrova të shkoja në bankë, që të tërhiqja lekët e mia dhe t’ia jepja xhaxhait. Shkoj në bankë, interesohem të prish kontratën. Në atë moment punonjësit e bankës më thonë që ti nuk ke lekë këtu në bankë. I thashë po talleni me mua?!”

Pas skandalit që ndodhi në filialin e “Tirana Bank” në qytetin e Lezhës, vetë zoti Baruti kontaktohet nga presidenti i “Tirana Bank”, shtetasi grek, i cili kërkon një takim me të.

“Drejtori i madh më ka thënë, a je i gatshëm të bësh një denoncim, siç e bëre paradite? Po i kam thënë. Bëra denoncimin përsëri dhe të nesërmen në orën 11.30 më ka telefonuar sërish drejtori i Shkodrës dhe më ka thënë që ndodhem në Shëngjin me grekun, me drejtorin e madh. Më thotë mund të bëni një ballafaqim me të? I’u them, po! U takova me grekun, i kam treguar gjërat siç ndodhën dhe më thotë ai, që për 10 ditë do t’i kesh lekët në bankë.”

Vetë banka i bën një kallëzim penal ish – drejtorit të filialit të “Tirana Bank” në qytetin e Lezhës, Altin Jaku, pranë prokurorisë së këtij rrethi. Pas kallëzimit, çëshja iu dorëzuar prokurorit Bardhok Lleshi. Sapo ky rast mbërriti në prokurori, çëshjta u ndërlikua.

Në prokurori kam vajtur mbi 500 herë të pyes se çfarë bëhet me çështjen time dhe figuron që këto transferta që ka bërë Altin Jaku, del sikur i kam bërë unë.

Çfarë thonë këto transferta, janë katër të tilla?

Në datën 9 dhjetor të 2013, unë kam marrë mandatin që kam këto lekë në bankë dhe para datës 9 dhjetor janë bërë dy transferta, ku njëra është 20 mijë euro dhe tjetra 45 mijë euro.

Tek kush kanë kaluar, pra nga emri yt tek kush?

Kanë kaluar nga emri im tek një kambist Noel Sh.p.k. Ndërsa dy tranfertat e tjera kanë kaluar nga emri im tek Inida Kruja, me shumë 41 milionë lekë dhe 11 mijë euro, po tek i njëjti person, që rezulton si e fejuara e Altin Jakut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbyset makina në aksin Laç-Lezhë, dy persona në gjendje të rëndë
Skandali i zhdukjes së kursimeve, reagon Tirana Bank: Kallëzuam në Prokurori Altin Jakun »
Article Logic
Execution time: 0.01186990737915
array(1) { ["section"]=> string(53) "video-skandali-pezullohet-nga-detyra-altin-jaku-66511" }