Një videoskandal është transmetur në News24, ku dy punonjës të Policisë Rrugore ushtrojnë dhunë fizike dhe verbale ndaj një femre. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë gjatë mesditës së sotme.
Fillimisht policët kanë ndaluar Alma Martinin nga Lezha për shkak se kishte hyrë në një rrugë kundra-vajtje. Pas vendosjes së gjobës, policët kanë refuzuar t’i japin patentën gruas, e cila me tone të larta ka kërkuar kthimin e saj. Gjatë këtij momenti situata ka degjeneruar në ofendime dhe goditje midis palëve, ndërsa në videon e regjistruar nga kalimtarët shihet qartë momenti kur njëri prej policëve godet Martinin.