Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj gjithnjë ka qenë protagonist, por së fundmi mori tepër vëmendje pasi u përfshi në protestën e qytetarëve kundër Policisë së Shtetit, pas vrasjes së Klodian Rashës.
Reperi Stresi pas doli publikisht dhe ofendoi kryeministrin Rama, e që më pas e kërcënoi, u shpall në kërkim dhe u largua nga vendi. Ai vizitoi disa shtete dhe tani është në Britani të Madhe, ku dhe nga ka publikuar një video ku duket në një shtëpi të modifikuar enkas pë kultivim kanabisi.
Ai ka publikuar sot disa video dhe shkrime në Instagram, ku duket se është tepër i revoltuar me miqtë e tij, që sipas këngëtarit e kanë lënë në baltë.
Arkimedi i ka shpallur “luftë” dhe u ka bërë dalje, teksa i “kërcënon” duke i thënë se nuk do mund të kalojnë as urën e Kukësit.