Video të politikanëve te 'Santa Quaranta'? Bashkim Balili: Shpifje...  

Publikuar tek: barometri, më 08:22 10-01-2018 Video të politikanëve te 'Santa Quaranta'? Bashkim Balili: Shpifje...    

Bashkim Balili, pronar i resortit “Santa Quaranta”, i ka quajtur shpifje deklaratat se në hotelin e tij janë filmuar politikanë në ambiente apo momente private.

Balili ka thënë se “Santa Quaranta” ka patur vetëm një server ku ruheshin pamjet e kamerave dhe është sekuestruar nga prokuroria. Sipas tij, të vetmet ambiente që filmoheshin me kamera janë parkingu, pjesa e plazhit dhe restoranti.

Deklarata e Bashkim Balilit, vëllait të Kelmend Balilit në emisionin “Studio e Hapur”:

Ato janë shpifje, nuk ka shans që të ketë patur fenomene të kësaj natyre aty. Të vetmet ambiente që janë monitoruar nga kamera janë parkingu, plazhi dhe restoranti. Ambientet brenda, në asnjë mënyrë. Ata që thonë video siç thonë këta, janë shpifje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027619123458862
array(1) { ["section"]=> string(69) "video-te-politikaneve-te-santa-quaranta-bashkim-balili-shpifje-106039" }