Video TRONDITËSE, vogëlushi varet në dritaren e katit të tetë, shkokohen fqinjët

Publikuar tek: bota, më 22:11 23-11-2019 Video TRONDITËSE, vogëlushi varet në dritaren e katit të tetë, shkokohen fqinjët Vogelushi duke u varur ne parvazin e dritares

Një video tronditëse po transmetohet nga mediat ruse për të sensibilizuar prindërit, pas disa pamjeve vërtet të rënda që janë filmuar në qytetin e Miass në Rusi.

Një vogëlush shihet teksa varet në parvazin e dritares së apartamentit të tij, i cili ndodhet në katin e tetë të pallatit, ndërsa i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve për pak minuta.

Ai qëndron “sypatrembur” në dritare dhe shpesh pa duar aq sa në disa momente duket sikur do të bjerë. Fqinjët në pallatin përballë që kanë filmuar gjithë seknën janë tmerruar, ndërsa nuk kanë vonuar të telefonojnë policinë e cila ka mbërritur për 15 minuta.

Efektivët e Policisë që kanë shkuar në apartamentin ku banon vogëlushi dhe e kanë shpëtuar, ndërsa kanë folur me prindërit e tij dhe siç raporton Russia Today, ata janë “normal”, shkruan newsbomb.al.

"Unë isha në shtëpi dhe pashë që një vogëlush po varej përgjatë pragut të dritares së katit të 8-të në shtëpinë përballë. Ne e pamë bashkë me motrën time. Kishim frikë për fëmijën, kështu që morëm policinë. Ne i regjistruam të gjitha këto me aparatin tim”, ka thënë tha dëshmitari i cili filmoi gjithë lëvizjet e vogëlushit në dritare.

Ndërkohë, dhe prindërit e djalit të vogël kanë reaguar për mediat duke thënë se nuk e kanë pritur mirë zemërimin që ka shpërthyer në rrjetet sociale pasi fëmija kishte dalë aksidentalisht në dritare, shkruan newsbomb.al.

"Gruaja ime po gatuante, kështu që ajo hapi dritaren, ndërsa unë po lëvizja mobiljet në një dhomë tjetër, sepse ne sapo kishim hyrë brenda. Kurse djali po hante. Unë i kërkova gruas time të më ndihmonte dhe ajo la djalin tonë vetëm për disa minuta. Pastaj ajo erdhi menjëherë tek unë dhe tha që Vadik (djali i tyre) po ngjitej në parvaz. Ajo ndodhi për herë të parë”, ka thënë babai i vogëlushit.

Ai ka shtuar më tej se ata kanë biseduar me djalin dhe i kishin treguar atij që të mos ngjitej më në dritare, ndërsa kishin hequr dhe tavolinën, pasi Vadik ishte ngjitur në pavaz duke përdorur atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012950897216797
array(1) { ["section"]=> string(85) "video-tronditese-vogelushi-varet-ne-dritaren-e-katit-te-tete-shkokohen-fqinjet-186963" }