Videoja e bujshme, PD zbulon emrin e kryebashkiakut që pi drogë: Opinioni është tronditur, ja kush u filmua duke konsumuar kokainë në lokal

Publikuar tek: politike, më 12:29 22-01-2020 Videoja e bujshme, PD zbulon emrin e kryebashkiakut që pi drogë: Opinioni është tronditur, ja kush u filmua duke konsumuar kokainë në lokal

Partia Demokratike në një deklaratë për shtyp ka zbuluar emrin e kryebashkiakut që thuhet se merr drogë, për të cilin ditët e fundit diskutohet se ka dhe një video por që nuk është bërë ende publike.

 Përmes një deklarate të bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, PD ka thënë se kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla është kapur duke pirë kokainë në një lokal.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike”, ka thënë ne deklaratën e tij Salianji.

Disa ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’ ka deklaruar se një video e një kryebashkiaku duke konsumuar lëndë narkotike është në qarkullim, por pa bërë me dije emrin. “Ka video të një kryebashkiaku që pi drogë në ambiente publike”, ka thë thënë ndër të tjera Hoxha. Fill më pas disa medie kanë shkruar se bëhet fjalë për Allën, por videoja ende nuk është bërë publike.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13480591773987
array(1) { ["section"]=> string(143) "videoja-e-bujshme-pd-zbulon-emrin-e-kryebashkiakut-qe-pi-droge-opinioni-eshte-tronditur-ja-kush-u-filmua-duke-konsumuar-kokaine-ne-lokal-192813" }