Videoja e prishjes së urës në Vlorë, vjen reagimi i IKMT

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 15-05-2017 Videoja e prishjes së urës në Vlorë, vjen reagimi i IKMT

Pas videos së publikuar në newsbomb.al pak orë më parë ku dukeshin disa makina që kalonin nën urën “New YORK”, në Vlorë gjatë kohës që po bëhej shkatërrimi i saj, ka ardhur dhe reagimi nga institucioni përkatës. Në reagimin e saj IKMT thotë se ky institucion prej tre vitesh i kryen aksionet e tij në masa të rrepta sigurie dhe në këtë aspekt as operacioni në Vlorë nuk bënë përjashtim.

Më poshtë sqarimi i plotë i IKMT:

 Sqarim lidhur me masat e sigurisë në prishjen e platformës mbi rrugë në Vlorë

Nisur nga disa reagime në "mbrojtje të jetës" së qytetarëve, që vijnë pas nisjes së prishjes së platformës pa leje ndërtuar nga hoteli New York në Vlorë sqarojmë:

IKMT prej mbi tri vitesh kryen operacione shumë herë më të vështira se ky i sotmi, dhe përveç inspektorëve, janë të pranishëm edhe teknike, specialistë si dhe forcat e rendit e të qarkullimit si në rastin e sotëm. Nëse nuk do kishte nxitim në "zbulime pakujdesish" do mësohej se operacioni po kryehej (siç duket nga videot dhe fotot) me "gërshërë" dhe jo me "çekiç pneumatik".

Në të gjitha operacionet e kryera nga IKMT në të gjithë Shqipërinë, masat mbrojtëse kanë qenë maksimale dhe ashtu si dhe në operacionin e sotëm, nuk ka pasur asnjë dëm.

Pikërisht për të mos penguar qarkullimin në atë zonë në Vlorë, operacioni, ashtu si dhe kemi lajmëruar me anë të mediave, do të vijojë në orët e vona të natës.

I falënderojmë të gjithë për kujdesin, sidomos organet dixhitale, dhe i sigurojmë se jeta dhe pasuria e qytetarëve janë primare për institucionin tonë, ashtu siç është edhe zbatimi i ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergji Thimo: Si më vodhën ikonat dhe 15 kg monedha ari antike nga kokat e shtetit shqiptar
Denoncimi i kurthit ndaj 30 vjeçarit: "Më jepni 5 milionë lekë që të tërheq akuzën për përdhunim" »
Article Logic
Execution time: 0.010801076889038
array(1) { ["section"]=> string(61) "videoja-e-prishjes-se-ures-ne-vlore-vjen-reagimi-i-ikmt-78726" }