Videoja prekëse, si u shpëtua sot në Tiranë jeta e një vajze të sëmurë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:21 06-04-2017

Ditën e sotme një vajzë e sëmurë në gjendje të rëndë i ka shpëtuar vdekjes. Nëna e vajzës para disa muajsh bëri apel për ndihmë, pasi familja e saj ishte në gjendje të mjerë ekonomike dhe nuk mund ta kryente operacionin.

Pranë iu gjend stafi i Spitali Amerikan, të cilët i’a mundësuan falas këtë operacion. Nisma “Dhuro dashuri”, është ndërmarrë nga Spitalit Amerikan i Tiranës për të shpëtuar jetën e kësaj vajze në nevojë dhe shumë të tjerëve.

Në një video mjaft prekëse nëna e saj shprehet se mundësitë e saj financiare për të mundësuar këtë operacionin për të bijën ishin të pakta, por nëse ai nuk realizohej brenda javës vajza e saj rrezikon të largohet nga kjo jetë. “Kam vajzën 3 muaj sëmurë, e kam në një gjendje të rëndë. As hanë as nuk pinë. Shkuam në spital dhe ata thanë që brenda javës duhet të hyjë në operiacion, por unë nuk kam mundësi”. 

Mjekët shprehen se operacioni ishte mjaft i vështirë, por vajza ka arritur t’ia dalë me sukses. Siç shihet dhe në video ajo është larguar nga spitali në një gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe e gatshme të nisë jetën e saj plot shpresë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen detaje / U gjet e pajetë në shkollë, 17-vjeçarja ishte vizituar në spital, mjekët i thanë “s’ke gjë”
Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Levan, dy të vdekur (EMRAT/ FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011077880859375
array(1) { ["section"]=> string(75) "videoja-prekese-si-u-shpetua-sot-ne-tirane-jeta-e-nje-vajze-te-semure-74313" }