Videoja që po “shkrin gazit” rrjetin, ministrja e Mirëqenies Sociale: Më falni, sa ta bëj njëherë se as…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:43 10-06-2017 Videoja që po “shkrin gazit” rrjetin, ministrja e Mirëqenies Sociale: Më falni, sa ta bëj njëherë se as…

Po lëmë pas një javë të nxehtë, jo vetëm për shkak të temperaturave të stinës, por edhe për shkak të fushatës politike, e këtë e dëshmojnë mjaft mirë politikanët shqiptarë, të cilët janë bërë më popullorë e janë ulur gju më gju me popullin.

Por ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është konferenca e parë për shtyp e ministres teknike të PD-së, Xhuljeta Kërtusha. Rubrika humoristike në emisionin “Kjo Javë” në News 24 e ka fokusuar këtë të fundit teksa e kanë kapur emocionit në daljen e parë publike në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Kërtusha këshillonte mediat e pranishme të bënin prova fillimisht pasi nuk dinte si të qëndronte dhe çfarë intonacioni të mbante. Ajo është kapur teksa thotë: “Vetëm ta bëj njëherë, se nuk di as intonacionin sa ta mbaj”, apo “Vetëm më thoni ku të qëndroj dhe ku jam më. Ndërsa Enkeleid Alibeaj, i pari në listën e PD-së për qarkun e Fierit është kapur me një gafë të vogël, të cilën e ka ndrequr në moment. “Lulzim Basha ideatori i Rilindjes”, tha ai para simpatizantëve në Fier, ndërsa më pas shtoi: “Ideatori i Republikës së Re”.//BW/

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020447969436646
array(1) { ["section"]=> string(104) "videoja-qe-po-shkrin-gazit-rrjetin-ministrja-e-mireqenies-sociale-me-falni-sa-ta-bej-njehere-se-as-81991" }