Vidhen 85 milion llogari në internet, ndërroni urgjentisht fjalëkalimin

Publikuar tek: bota, më 20:09 06-12-2016 Vidhen 85 milion llogari në internet, ndërroni urgjentisht fjalëkalimin

Plot 85 milion llogari në uebfaqen Dailymotion kanë rënë pre e hakerave të cilët tashmë disponojnë informacionet dhe fjalëkalimet.

Sipas Leakedsource 85.2 milion fjalëkalime dhe emra përdoruesish janë vjedhur në datën 20 tetor të këtij viti. Megjithatë Dailymotion, që është një uebfaqe e ngjashme me Youtube, është munduar të qetësojë përdoruesit e vetë duke shpjeguar se fjalëkalimet janë të enkriptuara me metodën Bcrypt, çka e bën më të vështirë të thyhen nga hakerat, raporton Newsbomb.al.

Në një postim të veçantë Dailymotion udhëzon të gjithë përdoruesit të ndërrojnë fjalëkalimet sa më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024255990982056
array(1) { ["section"]=> string(76) "vidhen-85-milion-llogari-ne-internet-nderroni-urgjentisht-fjalekalimin-61794" }