Vidhet tualeti prej ari, kap vlerën 1 milon paund

Publikuar tek: bota, më 12:04 16-09-2019 Vidhet tualeti prej ari, kap vlerën 1 milon paund Vepra e artit që u vodh

Skulptura e Maurizio Cattelan "Amerika", një tualet prej ari me vlerë një milion paund, u vodh nga Pallati Blenheim, një rezidencë antike në Angli, ku dikur jetonte Winston Churchill.

Lidhur me ngjarje, policia lokale ka ndaluar një burrë 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen.

Ndërkohë, Maurizio Cattelan hodhi poshtë çdo sugjerim se të gjitha ishin një marifet djallëzor.

Au tha gazetarëve se së pari kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka dhe shpresonte për një fund të lumtur.

"Unë dua të jem pozitiv dhe mendoj se grabitja është një lloj veprimi i frymëzuar nga Robin Hood", ka thënë ai.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije një detaj tjetër, mendohet se “të paktën dy automjete” janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes.

gettyimages-1063186584.jpg

Maurizio Cattelan

saveeeeeeeee-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030238151550293
array(1) { ["section"]=> string(55) "vidhet-tualeti-prej-ari-kap-vleren-1-milon-paund-178620" }