Vidhnin banesat e futbollistëve në Madrid, arrestohen 4 ‘skifterë’ shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 17-10-2019 Vidhnin banesat e futbollistëve në Madrid, arrestohen 4 ‘skifterë’ shqiptarë Foto ilustruese

Arrestohet një bandë “skifterash” shqiptarë që vidhnin banesat e futbollistëve në Madrid të Spanjës.

Ata kishin vënë në shënjestër futbollistët e Real-Madridit dhe Alteticos, si dhe disa të tjerë. “Skifterat” kishin hyrë në shtëpitë e Zidanes, Iscos, Casemiros, Moratës, Vasquez dhe të shumë të tjerëve.

Raportohet se deri më tani janë vënë në pranga 4 shqiptarë, njëri prej tyre i identifikuar me inicialet M.Z. Shtetasi M.Z. rezulton i arrestuar edhe në vitin 2007, pasi akuzohej për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll, José Luis Moreno.

Punonjësit e policisë gjetën mes sendeve të vjedhura edhe medalje e Champions-it të lojtarit të Atletico Madrid, Thomas Partey. Gjithashtu u gjetën edhe bizhuteri dhe 10 mijë euro cash

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët kanë vjedhur edhe në prezencën e futbollistëve, konkretisht në momentin kur hajdutët hynë në shtëpinë e futbollistit Alvaro Morata, ky i fundit ndodhej aty së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. 

Ndërkohë në të njëjtën ditë ata kanë hyrë në banesën e trajnerit Zinedine Zidane dhe të futbollistit Isco.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019726991653442
array(1) { ["section"]=> string(80) "vidhnin-banesat-e-futbollisteve-ne-madrid-arrestohen-4-skiftere-shqiptare-182396" }