Vidhnin energjinë, arrestohen 3 persona, 7 të tjerë në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 14-06-2015 Vidhnin energjinë, arrestohen 3 persona, 7 të tjerë në kërkim

Edhe gjatë kësaj jave  në të gjithë vendin ka vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë  kësaj jave në  të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 55 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici - OSHEE në 3.188 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 14  autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 3 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike janë  shpallur në kërkim  7 persona, ndiqen në gjendje të lirë 4 persona.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1.088 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 49 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Finalistja e "Big Brother" Alba rrëzohet në...(Video)
IKMT gati për shembjen e një objekti 4-katësh në Berat »
Article Logic
Execution time: 0.012088060379028
array(1) { ["section"]=> string(65) "vidhnin-energjine-arrestohen-3-persona-7-te-tjere-ne-kerkim-13520" }