Vidhnin makina e telefona, arrestohen 3 'skifterët' e Tiranës (DETAJET-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:26 22-01-2018 Vidhnin makina e telefona, arrestohen 3 'skifterët' e Tiranës (DETAJET-VIDEO)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pasi akuzohen se janë autorë të një sërë vjedhjes në Tiranë.

Sipas policisë, tre të arrestuarit vidhnin aksesorë automjetesh dhe telefona.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve :

• Xh. H, 25 vjeç, banues Tiranë,

• F. G, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 20.01.2018, rreth orës 11:00, në rrugën “Qemal Stafa”, në garazhdin e një pallati në bashkëpunim, dyshohet se kanë vjedhur xhamat e pasqyrave të mjeteve tip “Audi”, dhe “Porsh”, në pronësi të shtetasve V. H. dhe F. M., banues në Tiranë.

Po ashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas dyshohen dhe si autor të ngjarjes :

- Më datë 15.01.2018, në rrugën “Fadil Rada”, dyshohet se kanë vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit R.U., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”, në pronësi të shtetasit Xh. H, si dhe gjatë kontrollit në banesën që këta dy shtetas jetonin me qera iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Automjeti i markës ”Renault”, dy kapuçë.

• Një thikë ngjyrë inoksi me hapje të tehut.

•Një palë doreza,

• Një xhup , me ngjyrë gri me kapuç dhe bluzë e kuqe , e përdorur nga autorët gjatë vjedhjes.

• Nje telefon, •18(tëtëmbëdhjetë) cope xhamash pasqyrash të llojeve të ndryshme.

Gjihthashtu shërbimet e Komisariatit Nr.3 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

- I.B, 35 vjeç, banues në Manez-Durres, i shpallur dhe në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Durrës për vepren penale “ Vjedhja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.01.2018, rreth orës 14:00, në rrugën “Mine Peza”, i ka vjedhur telefonin shtetasit të mitur K. P, 17 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i 6 ngjarjeve ndodhura më parë :

- Më datë 14.01.2018 në rrugën ”Myslym Shyri” dyshohet se ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, në pronësi te shtetasit E.S.,39 vjeç.

- Më datë 01.01.2018 te Sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetases E.N. 25 vjeçe.

- Më datë 03.01.2018, në rrugën ”Ded Gjo Luli” dyshohet se ka vjedhjur telefonin shtetases S.C 21 vjeçe.

- Më datë 05.01.2018 te Sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetasit F.P. 24 vjeç

- Më datë 06.01.2018 në rrugën “Jordan Misja” dyshohet se ka vjedhjur telefonin e shtetasit G.V., 36 vjeç.

- Më datë 07.01.2018 në bulevardin ”Zogu i Parë” dyshohet se ka vjedhjur telefonin XH.B, 21 vjeçe.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djegia e nënës dhe djalit në Vlorë, shoqërohen në polici 5 persona, mes tyre bashkëshortja dhe kunata e 43-vjeçarit
Vrasja e Arielës, disa ditë më parë 21-vjeçarja mori përgjigjen e shumëpritur nga Universiteti (DOKUMENTI) »
Article Logic
Execution time: 0.011801958084106
array(1) { ["section"]=> string(79) "vidhnin-makina-e-telefona-arrestohen-3-skifteret-e-tiranes-detajet-video-107478" }