Vidhnin objektet e lashta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, arrestohen në flagrancë 2 dy autorë, në kërkim 2 të tjerë (EMRAT dhe VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:04 12-02-2017 Vidhnin objektet e lashta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, arrestohen në flagrancë 2 dy autorë, në kërkim 2 të tjerë (EMRAT dhe VIDEO)

Është finalizuar me sukses operacioni i quajtur “Apollonia” ku u arrestuan në flagrancë 2 persona për vjedhjen e Objekteve të Lashta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

 Burime nga policia bëjnë me dije se, Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në bazë të informacioneve të grumbulluara organizoi një pune hetimore disa mujore ku u bë i mundur realizimi i operacionit “Apollonia”, raporton newsbomb.al.

Nga realizimi i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: 1.Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç.

 2.Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: -A.F, 41 vjeç. -E.F, 53 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjeshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre.

 U sekuestruan në cilësin e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë. Gjithashtu në banesën e njërit prej prej tyre u sekuestrua një paisje dedektor për gjurmim i antikuareve. Meterialet arkeologjike të sekuestruara do t'i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.

 Materialet proceduriale do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit e kulturës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 138 dhe 138/a/2 të Kodit Penal. /Newsbomb.al/.

 


Objektet e vjedhura by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen në flagrancë me 30 kile drogë 5 trafikantë, zbulohen pikat e shpërndarjes së lëndës narkotike në Tiranë (EMRAT DHE VIDEO)
Zbardhen email-et e hakeruara: Lidhja e Soros me Shqipërinë dhe PS-në »
Article Logic
Execution time: 0.013122081756592
array(1) { ["section"]=> string(140) "vidhnin-objektet-e-lashta-ne-parkun-arkeologjik-te-apollonise-arrestohen-ne-flagrance-2-dy-autore-ne-kerkim-2-te-tjere-emrat-dhe-video-68481" }