Vidhnin puset e naftës në Marinzë, arrestohen 6 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 14:15 21-04-2015 Vidhnin puset e naftës në Marinzë, arrestohen 6 persona

6 persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për shkak se akuzohen për një sërë grabitjesh me armë në zonën e Marinzës gjatë dy viteve të fundit. Operacioni i koduar “Piratët e Natës” është finalizuar me sukeses pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit dhe Prokuroria e këtij qyteti.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:

1. Artur Braçe, 28 vjeç, banues në fshatin Zharrez - Fier, i dënuar më parë për rrahje me 7 muaj burg. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Arme, në bashkepunim” në dy raste, parashikuar nga nenet 140, 25 dhe 278/5 Kodit Penal.

2. Denis Hajdini, 19 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim”, në një rast, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje”, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25, 278/5 dhe 134/2 Kodit Penal.

3. Kreshnik Braçe, 27 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkepunim”, në dy raste, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje” në një rast, “Vjedhje në

Bashkëpunim” në disa raste, “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 140, 25, 278/5, 134/2 dhe 284 i Kodit Penal.

4. Ilir Rama, 36 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për vepren penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim e ngelur ne tentativë”, në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25, 22, 278/5, dhe 134/2 i Kodit Penal.

5. Dervish Hyseni, 19 vjeç, banues ne fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkepunim” ne disa raste, parashikuar nga nenet 134/2 i Kodit Penal.

6. Lavdimir Xhaferri, 34 vjeç, banues në Velmish Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 134/2 i Kodit Penal.

Ndërsa ndiqen në gjendje të lirë dy persona:

A. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Verbas-Fier, i vetëpunesuar në një pikë shitje skrapi, i cili hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b pasi ne disa raste ka blerë sende te vjedhura.

Artan Belulaj, 44 vjeç, banues në fshatin Zharrez, Komuna Zharrez, Fier, i cili hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b, pasi në disa raste ka blerë sende të vjedhura .

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë periudhës kohore Tetor-2014- Mars-2015 kryesisht në zonën naft mbjatëse Marinëz-Zharrës Fier, kanë kryer një sërë vjedhjesh me armë dhe vjedhje te tjera në dëm të kompanive të naftes Bankers, Albetrol dhe subjekte private. Nga tërësia e veprimeve hetimore është bërë e mundur që të dokumentohen dhe të provohen në 10 raste ngjarje të kryera më pare.

1- Vjedhje me armë e mbetur në tentative e ndodhur ne date 20.04.2015 në puset e naftës në Marinez, Fier më dëm të kompanisë Bankers .

2- Vjedhje me armë e ndodhur më datë 16.12.2014 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .

3- Kanosje dhe armembajtje pa leje e ndodhur më datën 22.01.2015 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .

4- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne dt.08.03.2015, në puset e naftës Zharrës të Kompnais Bankers është vjedhur kabell elektrik në dëm të kompanis Bankers .

5- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne date 09.03.2015 në puset e Naftës Zharrez ku është vjedhur një sasi vaji në dëm të kompanisë Bankers .

6- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 11.03.2015, në puset e naftës Zharrës në dëm të kompanis Alpetrol ku është vjedhur një sasi vaji dhe kabelli .

7- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 14.03.2015, në linjën ajirore të tensionit në dëm të kompnaisë Bankers ku është vjedhur nje sasi teli .

8- Vjedhje e kryer në bashkëpunim e ndodhur më datën 16.03.2015 në puset e naftës Marinës në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi vaji .

9- vjedhje e kryer në bashkëpunim më datën 18.03.2015 në puset e naftës Zharres në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi kabelli elektrik .

10- Vjedhje e kryer në bashkëpunim më datë06.04.2015 në dëm të shtetasit A.N, ku i janë vjedhur një sasi e konsiderushme bojrash dhe sendesh te tjera.

Në funksion të procedimeve penale të lartpermendura është bërë e mundur sekuetrimi në cilësinë e provës materiale :

Policia ka mundur të sekuestrojë në funksion të cilësisë së provës materiale 1 armë zjarri model 56 tip kallashnikov ,14 fishek luftarak, 2 gëzhoja model 56; 9 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa; 21 fuçi të mbushura me vaj lubrifikant me nje total 40.000 litra; 150 kg tel bakri; 120 kg boje plastike Alpin; 1 automjet Benc Mercedes fugon me targë AA341DE fugon; 1 automjet Passat me targë AA 077AK; Veshmbathje kamuflamshi të përdoruar gjatë vjedhjeve dhe 6 aparate telefonash, si dhe vegla pune dhe sende të tjera të vjedhura me parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet një grup falsifikatorësh, arrestohet pronari i një firme në Vlorë
E drejta e informimit, ISP: Gjykatës i mungojnë elementët e transparencës, të ndëshkohen titullarët »
Article Logic
Execution time: 0.015092134475708
array(1) { ["section"]=> string(59) "vidhnin-puset-e-naftes-ne-marinze-arrestohen-6-persona-9334" }