Vidhte foshnjat e porsalindura dhe i shiste nëpërmjet Whatsapp-it, arrestohet

Publikuar tek: bota, më 18:31 01-10-2017 Vidhte foshnjat e porsalindura dhe i shiste nëpërmjet Whatsapp-it, arrestohet

Një grua është arrestuar  në flagrance nga forcat e policisë pasi po përpiqej te shiste një fëmijë.

Bëhet fjalë për Julia Fernandes e cila i vidhte foshnja ne Mumbai të Indisë dhe më pas hapte një grup në Whatsaap në mënyrë që t’i shiste.

Policia ka bastisur shtëpinë e saj dhe pasi ka kontrolluar telefonin ka gjetur rreth 100 fotografi  të foshnjave të listuara për shitje.

“Tani jemi duke kërkuar se kujt i përkasin numrat e telefonit, si dhe po ndjekim të gjitha ata çifte që kanë blerë fëmijë nga Fernandes”-ka thënë një zëdhënës i policisë.

29- vjeçarja gjatë marrjes në pyetje ka thënë se ajo ishte vetëm një ndërmjetëse dhe se rrëmbimet dhe shitjet e fëmijëve kryheshin nga një organizatë kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania lejon martesat gay, martohet çifti i parë homoseksual
Mbi 700 të plagosur nga dhuna e policisë spanjolle gjatë referendumit për Katalonjën, pritet rezultati »
Article Logic
Execution time: 0.011957168579102
array(1) { ["section"]=> string(82) "vidhte-foshnjat-e-porsalindura-dhe-i-shiste-nepermjet-whatsapp-it-arrestohet-94368" }