Vijojnë ‘firot’ në LSI, avokati i njohur largohet nga partia e Kryemadhit pak muaj para zgjedhjeve

Publikuar tek: politike, më 18:11 27-01-2021 Vijojnë ‘firot’ në LSI, avokati i njohur largohet nga partia e Kryemadhit pak muaj para zgjedhjeve Esmerald Xhafa

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është në ditët e saj më të mira, pasi shumë figura të njohura po largohet, kur nga ndajnë pak muaj para zgjedhjeve.

Mesa duket qëllimi i socialistëve është që të rikthejnë ish-eksponentët e LSI në PS. Ditën e sotme avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI-së në qarkun Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të largohet nga partia e Kryemadhit.

Screenshot_4.jpg

Kujtojmë se disa ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë në kohën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço braktisi “shtëpinë e tij” dhe iu bashkua PS, ndërsa pohoi se do të kandidojë i pesti për deputet në qarkun e Beratit.

Më herët edhe ish-deputetja e LSI-së, Ediola Braha vendosi t’i bashkohet Partisë Socialiste. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendëshëm Bledi Çuçi, i cili shkruajti “LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Suli kallëzoi në SPAK Xhelal Mziun, ironizon Astrit Patozi: Po zihen se kush e bën më të mirë kasaphanën
»
Article Logic
Execution time: 0.011962890625
array(1) { ["section"]=> string(102) "vijojne-firot-ne-lsi-avokati-i-njohur-largohet-nga-partia-e-kryemadhit-pak-muaj-para-zgjedhjeve-236633" }