Vijojnë kërkimet në tunelin me drogë, policia gjen edhe armë (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:09 02-04-2017 Vijojnë kërkimet në tunelin me drogë, policia gjen edhe armë (Foto)

Policia e Matit ka vijuar kërkimet në tunelin pranë njësisë Administrative Baz, ku u gjetën sasi të konsiderueshme kanabis sativa.

Gjatë kërkimeve të mëtejshme policia ka arritur të gjejë sasi të tjera droge dhe një armë tip kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë ku në njësinë Administrative Baz, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia rreth 200 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, ju informojë se :

Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollin e territorit, ku pranë tunelit ku u gjet lënda narkotike, në një kontenier është gjetur përsëri lëndë narkotike dhe mbetje të lëndës narkotike.

Përafërsisht janë gjetur dhe sekuestruar rreth 150 deri ne 200  kg lëndë narkotike dhe mbetje të lëndës narkotike.

Gjithashtu në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov.

Vijon puna për peshimin e plotë të lëndës narkotike që u gjet më parë në një tunel, dhe kjo e gjetur në kontenier.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

4g43hjw4hjw4j4.jpg

345345345dtrg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e 18-vjeçarit në burgun e Shën Kollit, rrëfen njerku: Dyshojmë se e kanë vrarë, çfarë më tha 4 orë para se të vdiste
“Gjobë” pas joshjes me seks, si ra në kurth 30-vjeçari nga “burri” i partneres »
Article Logic
Execution time: 0.010483026504517
array(1) { ["section"]=> string(70) "vijojne-kerkimet-ne-tunelin-me-droge-policia-gjen-edhe-arme-foto-73861" }