Vijojnë marshimet kundër abuzimit, gratë në Elbasan sfidojnë shiun dhe dalin me pankarta

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 06-06-2020 Vijojnë marshimet kundër abuzimit, gratë në Elbasan sfidojnë shiun dhe dalin me pankarta

Gratë në Elbasan i janë bashkuar ditën e sotme protestës kundër abuzimit të vajzave.

Mësohet se nën moton "Për Femijërine e Vjedhur" ato kanë sfiduar reshjet e shiut dhe kanë dal me pankarta në duar.

Më herët, prostesta të ngjashme në mbrojtje të vajzave u zhvilluan në Korçë dhe Sarandë.

Ndërsa dy ditë më parë nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur” është protestuar edhe në kryeqytet ku me qindra persona morën pjesë.

Protestat dhe marshimet u zhvilluan pas lajmit që tronditi mbarë opinionin publik, ku një vajzë 15-vjeçare në Babrru, Kamëz abuzohej seksualisht nga roja e shkollës Abaz Doku dhe tre të rinj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091898441314697
array(1) { ["section"]=> string(94) "vijojne-marshimet-kunder-abuzimit-grate-ne-elbasan-sfidojne-shiun-dhe-dalin-me-pankarta-209300" }