Vijojnë replikat 'e nxehta'/ Cim Peka i kthehet Gjebreas: Revoltohet Arditi se nuk janë 180 mijë euro por 156 mijë për këngën e stadiumit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:50 11-11-2019 Vijojnë replikat 'e nxehta'/ Cim Peka i kthehet Gjebreas: Revoltohet Arditi se nuk janë 180 mijë euro por 156 mijë për këngën e stadiumit

Vijojnë replikat mes moderatorit Ardit Gjebrea dhe gazetarit Çim Peka.

Ky i fundit i është përgjigjur Gjebreas, pasi deklaroi se po e marrin në qafë pronarin kur media e tij shprehet se këngëtari se do të marrë 180 mijë euro për 3 këngë që zgjatin vetëm 8 minuta, në inagurimin e ceremonisë së stadiumit ‘Air Albania’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Peka shprehet se qenka revoltuar Arditi se nuk qenkan 180 mijë euro, por 156 mijë euro.

Më tej Peka thekson se është gazetar dhe nuk është pronar.

Statusi i plotë:

Qenka revoltuar Arditi se nuk qenkan 180 mije euro por 156 mije per ceremonine e hapjes se stadiumit, sigurisht nga Federata dhe Bashkia. Nderkohe qe nje Ardit tjeter u mbulua ne plehra duke mbledh kanacet e “Bashkise”. Une jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e cdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund te pretendoj dikush 20 mije euro per te kenduar himnin kombetar para ndeshjes me Francen, kur thone qe Kac Tusha i madh e kendonte free ose me honorar modest. Mund t’i legalizoni apartamentet shtese pa leje, por nuk mund ta legalizoni moralin o te pangopur e parfumoses te piselleqeve te Lalit, Rames e se fundi dhe Dukes. U njoh ilegalitetet jo vetem morale. Te pakten kendojeni himnin per pak euro ose falas sic i kenduat Enverit gjithe jeten. Per hir te falsitetit moral, besoj qe deri te merkuren kur pritet te kaloje pagesa ne banke do jeni bere “patriote humane”.

Screenshot_5.png

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020928144454956
array(1) { ["section"]=> string(140) "vijojne-replikat-e-nxehta-cim-peka-i-kthehet-gjebreas-revoltohet-arditi-se-nuk-jane-180-mije-euro-por-156-mije-per-kengen-e-stadiumit-185533" }