Pas disa ditësh “pranvere” në vendin tonë është rikthyer moti vranët me rreshje të shumta shiu, kryesisht në Ultësirën Perëndimore.
Gjatë ditës së djeshme janë rikthyer edhe rreshjet e dëborës në veri dhe verilindje të vendit duke shkaktuar uljen e ndjeshme të temperaturave.
Moti i paqëndrueshmë dhe rreshjet e shiut pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme ndërsa temperatura do varjojë në kryeqytet nga 10 në 13 gradë celcius.
Rreshjet e shiut parashikohet të pushojnë ditën e enjte dhe në vijim.