Vijojnë shifrat alarmante në Rusi, qindra të vdekur nga Covid-19

Publikuar tek: bota, më 17:13 28-05-2020 Vijojnë shifrat alarmante në Rusi, qindra të vdekur nga Covid-19

Rusia tashmë është një nga vendet më të prekura si pasojë e koronavirusit. Prej ditësh qindra persona humbin jetën, dhe duket se situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 174 viktima, duke e çuar në 4142 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. sakaq, numri i të prekurve sa vjen e rritet me hapa galopantë.

Në 224 orët e fundit janë konfirmuar 8371 raste të reja me Covid, duke e çuar në 379.051 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Zyrtarisht Rusia është vendi i tretë më i prekur, përsa i përket të infektuarve, me SHBA-në dhe Brazilin që janë në krye.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072059631347656
array(1) { ["section"]=> string(70) "vijojne-shifrat-alarmante-ne-rusi-qindra-te-vdekur-nga-covid-19-208170" }