Vaksina anti-covid tashmë ka dalë, por ende ka infektime të shumta dhe numër të lartë viktimash nga koronavisuri.
Italia fqinje në 24 orët e fundit ka raportuar mbi 14 mijë raste të reja dhe 521 viktima, me mbi 2.4 milionë të infektuar dhe 84.202 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu dhe Britania e Madhe ka regjistruar shifra të larta, megjithëse me ulje nga një ditë më parë, kur shënoi rekordin më negativ që kur u shfaq rasti i parë i koronavisurit në vend.
Në 24 orët e fundit janë shënuar gati 38 mijë raste të reja dhe plot 1290 viktima, duke arritur në mbi 3.5 milionë të infektuar dhe 94.580 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Edhe SHBA me Meksikën kanë regjistruar sot shifra alarmante përsa i përket koronavirusit. Mbi 53 mijë raste pozitive dhe 1036 viktima në SHBA, e nga ana tjetër mbi 20 mijë raste të reja dhe 1539 viktima në Meksikë, vetëm në 24 orët e fundit.