Vijojnë zjarret në malet e veriut, biznesmeni i njohur del t'i fikë vetë dhe i bën apel të rinjve: Bashkohuni! Mund t'i ndalni (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:37 31-07-2020 Vijojnë zjarret në malet e veriut, biznesmeni i njohur del t'i fikë vetë dhe i bën apel të rinjve: Bashkohuni! Mund t'i ndalni (VIDEO) Biznesmeni Altin Prenga duke fikur zjarret

Prej dy ditësh vijojnë vatrat e zjarrit në malin e Kakarriqit dhe Rrencit. Qindra familje të Torovicës gjenden mes flakëve dhe tymit helmues.

Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen, mirëpo helikopteri nuk duket gjëkundi.

Kësisoj biznesmeni i njohur Altin Prenga ka dalë vetë dhe me disa shkurre të forta përpiqet të fikë zjarrin. Në pamjet që vetë ai ka publikuar duket se në zonën e Lezhës zjarri vijon dhe indiferenca e autoriteteve e kanë detyruar atë të dalë vetë në terren dhe të bëjë sado pak për të shuar flakët.

Prenga u bën apel njerëzve, sidomos të rinjve që të bashkohen sepse bashkë mund të fikin çdo zjarr, sado i madh që mund të jetë.

"Në mendjen time nuk po rrihja tokën që po digjej, por cdo here ishte me dedikim. Dedikimi i parë u shkon atyre që e ndezin, dedikimi i dytë autoriteteve që nuk bëjnë mjaftueshëm, dedikimi i tretë ishte për të rinjt që nuk bashkohen sepse shumë mirë mund ta ndalin zjarrin sado i madh të jetë!", shkruan ai krahas videos.

Edhe pedagogu i Universitetit Luigh Gurakuqi në Shkodër, Altin Mema ka ngritur shqetësimin për zjarret e mëdha që vijojnë të jenë aktivë në zonën e Torrovicës. Ai thotë se edhe pse jemi një shtet anëtar i NATO-s, ndërhyrja si me zjarrfikëse dhe me helikopter, është e pamundur.

Po ashtu dhe gazetari Gjergj Figuri ka reaguar në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret në vend.

"Situata nga zjarret seshte aspak e mire ne Malin e Kakarriqit (Torovice) dhe ne Malin e Rrencit (Koljakaj-Malecaj). Me sa di une Ministri Lleshi (emergjencat civile varen nga Ministria e Brendshme) nuk feston as Bajram qe te mos kete kohe te informohet cpo ndodh...", shkruan ai në facebook.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074670314788818
array(1) { ["section"]=> string(136) "vijojne-zjarret-ne-malet-e-veriut-biznesmeni-i-njohur-del-t-i-fike-vete-dhe-i-ben-apel-te-rinjve-bashkohuni-mund-t-i-ndalni-video-215679" }