Vijon aksioni Polici-OSHEE, arrestohen 13 persona, shpallen në kërkim 21 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 29-03-2015 Vijon aksioni Polici-OSHEE, arrestohen 13 persona, shpallen në kërkim 21 të tjerë

Policia e Shtetit në operacionin e përbashkët me OSHEE për evidentimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, ka kryer këtë jave 7912 kontrolle të përbashkëta.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 61 autorë, ku 13 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, 21 persona janë shpallur në kërkim dhe 27 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 punonjës të OSHEE, me detyrë elektriçist, dy në qytetin e Durrësit dhe një në Sarandë, për abuzim me detyrën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja “Doshi”, Kukan: Hetim i shpejtë dhe me objektivitet
Kakavijë, sekuestrohen 12 kg mariuanë të fshehura në makinë »
Article Logic
Execution time: 0.012495994567871
array(1) { ["section"]=> string(84) "vijon-aksioni-polici-oshee-arrestohen-13-persona-shpallen-ne-kerkim-21-te-tjere-7240" }