Vijon aktiviteti i lojërave të fatit në Tiranë, procedohen 8 persona (SHIFRA-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 22-02-2019 Vijon aktiviteti i lojërave të fatit në Tiranë, procedohen 8 persona (SHIFRA-DETAJE)

Vijonë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.

Një ditë më parë në Tiranë janë evidentuar dhe proceduar 8 persona gjatë operacionit policor “Aplikacioni"

Në shkallë vendi janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara” të parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Janë sekuestruar 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa.

Nga fillimi i zbatimit të Ligjit Nr.75, datë 25.10.2018, më datën 01.01.2019 dhe deri më datë 20.02.2019, janë evidentuar 12 raste të aktivitetit “Tavolina Poker” si: në Tiranë 6 raste; në Durrës 1 rast; në Berat 2 raste; në Krujë 1 rast; në Librazhd 1 rast; në Shkodër 1 rast.

Në të gjitha këto raste janë sekuestruar tavolinat e pokerit, çipsat dhe letrat e bixhozit dhe janë referuar çështjet në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë sipas territorit që mbulojnë.

Vetëm një ditë më parë , në qytetin e Tiranës nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në operacionin policor “Aplikacioni” janë proceduar penalisht 8 persona për veprën penale të “Shkelja e të drejtës të pronësisë industriale”, “Fshehje të të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate “Dream box” dhe “Smart box”, 9 aparate celularë smartphone, 2 kompjuter laptop.

Personat e proceduar kishin role të ndryshme, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të organizimit të lotarive sportive të palejuara duke përdorur aplikacione dhe platformë në kompjutera, laptop, tableta dhe smartphone. Këta shtetas nëpërmjet llogarive që krijonin në mënyrë elektronike u aksesonin klientëve të tyre bileta elektronike për baste sportive.

Gjatë operacionit në shkallë vendi, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë identifikuar, zbuluar dhe evidentuar 2685 adresa (linke) të cilat ushtrojnë këtë aktivitet dhe i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, mbylljen e aksesit për adresa të identifikuara si të dyshuara për vazhdim të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit dhe basteve sportive online.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067880153656006
array(1) { ["section"]=> string(88) "vijon-aktiviteti-i-lojerave-te-fatit-ne-tirane-procedohen-8-persona-shifra-detaje-153757" }