Vijon dialogu Kosovë-Serbi, nesër takimi i dytë mes Hotit dhe Vuçiç në Bruksel

Publikuar tek: rajon, më 17:44 15-07-2020 Vijon dialogu Kosovë-Serbi, nesër takimi i dytë mes Hotit dhe Vuçiç në Bruksel Fotomontazh

Nesër do të jetë takimi i dytë zyrtar pas fillimit të dialogut Kosovë- Serbi. Ndryshe nga takimi i fundit virtual, nesër Hoti dhe Vuçiç do të jenë fizikisht të pranishëm në Bruksel.

Atje do të priten nga përfaqësuesi i lartë për marrëdhëniet me jashtë në BE, Josep Borrell si dhe nga i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 16:00

Pas takimit virtual më 12 korrik, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në lidhje me Ballkanin perëndimor Lajçak, tha se marrëveshja mes dy vendeve u normalizua sërish pas 20 muajsh.

Përmes një deklarate për emdiat, Lajçak tha se në atë takim u ra dakord për elementët bazë të procesit të dialogut (nuk përmenden konkretisht).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084619522094727
array(1) { ["section"]=> string(84) "vijon-dialogu-kosove-serbi-neser-takimi-i-dyte-mes-hotit-dhe-vucic-ne-bruksel-213929" }