Vijon dorëzimi i armëve, në 24 orë janë dorëzuar 30 armë, 14.248 fishekë, 6 granata dhe 8 predha (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:32 16-02-2017

Vijon  dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve, ku gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 30 armë zjarri, 14.248 fishekë, 6 granata, si dhe 8 predha anti-tank.

Konkretisht në qarqet:

Qarku Tiranë: Janë dorëzuar 2 armë zjarri si dhe 50 fishekë.

Qarku Durrës: Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Durrës, Krujë dhe Shijak 6 armë zjarri, 773 fishekë, 3 granata si dhe 7 krehëra.

Qarku Elbasan: Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Peqin, Gramsh dhe Librazhd 3 armë zjarri, 1 krehër si dhe 10 870 fishekë.

Qarku Korçë: Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec dhe Ersekë 7 armë zjarri, 690 fishekë si dhe 4 krehëra.

Qarku Berat: Janë dorëzuar ne Komisariatet e Policisë Berat, Ura Vajgurore dhe Skrapar 4 armë zjarri dhe 1750 fishekë.

Qarku Shkodër: Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Pukë dhe Malësi e Madhe 4 armë zjarri, 1 krehër dhe 15 fishekë.

Qarku Kukës: Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Tropojë 1 armë zjarri, 3 granata, 8 predha si dhe 100 fishekë.

Qarku Dibër: Dorëzohen nga banorët e fshatit Gur i Bardhë i bashkisë Klos 3 armë zjarri.

Ndërkohë strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve. Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje. Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët. Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr te Kopshti Botanik në Tiranë, Reila Bozdo rastis në vendngjarje dhe filmon gjithçka (PAMJET VIDEO)
Erion Veliaj jep dy lajme për qytetarët: Një lajm i mirë për pusetat, e një lajm me pagesë për qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.011949062347412
array(1) { ["section"]=> string(99) "vijon-dorezimi-i-armeve-ne-24-ore-jane-dorezuar-30-arme-14-248-fisheke-6-granata-dhe-8-predha-68928" }