Vijon dorëzimi masiv i qindra armëve, fishekëve, granatave, kallëpe të tritolit, predhave e bombave

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 18-04-2017 Vijon dorëzimi masiv i qindra armëve, fishekëve, granatave, kallëpe të tritolit, predhave e bombave

Ka vijuar dorëzimi masiv i armëve dhe gjatë ditëve të fundit. Sipas policisë ditët e fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 69 armë zjarri, 40.119 fishekë, 30 granata, 56 krehëra, 23 ndezësa, 2 kallëpe tritol, 2 predha, 195 kapsolla detonatore si dhe 6 bomba tymuese.

Konkretisht në qarqet:

1- Qarku Kukës: Janë dorëzuar 15 armë, 1103 fishekë, 16 krehër, 11 granata dhe 105 kapsolla detonatore.

2- Qarku Tiranë: Në Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar vullnetarisht nga banorët 10 armë zjarri, 4439 fishekë, 10 krehëra, 2 kallëpë tritol dhe 90 kapsolla detonatore.

3-Qarku Dibër: Janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Dibër 8 armë zjarri, 7 krehëra, 2184 fishekë, 5 granata, 22 ndezësa.

4- Qarku Fier: Janë dorëzuar 8 armë zjarri, 1180 fishekë, 4 granata dhe 11 krehëra.

5- Qarku Berat: Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 600 fishekë dhe 6 bomba tymuese.

6-  Qarku Shkodër: Dorëzohen nga banorët 5 armë zjarri, 4 krehëra, 3250 fishekë, 2 granata dore.

7-  Qarku Durrës: Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehera ,525 fishekë dhe 2 granata dore.

8-  Qarku Korçë: Janë dorëzuar: 4 armë zjarri, 2 predha dhe 20 788 fishekë.

9-  Qarku Elbasan: Janë dorëzuar vullnetarisht 4 armë zjarri dhe 2880 copë fishekë.

10- Qarku Gjirokastër: Janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1 granatë dore, 1 ndezëse granate dhe 3070 fishekë.

11- Qarku Vlorë: Është dorëzuar 1 armë zjarri si dhe 60 fishekë.

12-Qarku Lezhë: Është dorëzuar 1 armë zjarri, 40 fishekë dhe 5 granata. Edhe njëherë Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata banorë që kanë dorëzuar vullnetarisht armët dhe municionet luftarake si dhe iu bën thirrje të gjithë atyre që mbajnë armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Do ju premtojë moti sot? Informohuni para se të planifikoni ditën
Kontrabandë cigaresh, kapet kosovari në doganën e Morinës »
Article Logic
Execution time: 0.010688066482544
array(1) { ["section"]=> string(101) "vijon-dorezimi-masiv-i-qindra-armeve-fishekeve-granatave-kallepe-te-tritolit-predhave-e-bombave-75541" }